NE JEMI KËTU PËR SHËNDETIN TUAJ!
- Misioni i Spitalit Rajonal “Memorial” Fier është të sigurojë një shërbim spitalor cilësor dhe të përgjegjshëm për pacientët me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës për të gjithë komunitetin e Jugut.
- Spitali Rajonal “Memorial” Fier është një institucion i nivelit terciar mjekësor i përkushtuar për të ofruar kujdes cilësor për pacientët, vëmendje të pareshtur për përsosmëri klinike, siguri shëndetësore ndaj pacientit dhe një pasion dhe angazhim për të siguruar kujdes më të mirë shëndetësor për ata që u shërbejmë.
- Të jesh një ofrues i kujdesit shëndetësor me cilësi të lartë të përqendruar te pacienti, i cili është lehtësisht i arritshëm, me kosto efektive dhe plotëson nevojat e komunitetit të Jugut që u shërbejmë.
- Ne besojmë se Spitali Rajonal Memorial Fier, është spitali i parë me autonomi spitalore për vendin, që ka përgjegjësi të sigurojë qasje në cilësi të lartë të kujdesit shëndetësor spitalor të integruar për komunitetin e Jugut dhe zgjerimin e aksesit për popullatën e Jugut.
- Ne besojmë se Spitali Rajonal Memorial Fier, është angazhuar për përsosmërinë e shërbimeve dhe vazhdueshmërinë e përmirësimit të performances spitalore si një ofrues i vetëm I shërbimeve universitare për rajonin e Jugut.
- Ne besojmë në nxitjen e të mësuarit dhe rritjes përmes gjithëpërfshirjes së marrëdhënieve dhe bashkëpunimit akademik, shkencor dhe arsimor.
- Misioni ynë është të shkëlqejmë në sigurimin e nevojave të kujdesit shëndetësor për rajonin e Jugut përmes një cilësie, efikasiteti dhe kujdesi me në qendër pacientin.