Faza e dytë e zgjerimit të shërbimeve

Znj. Ogerta Manastirliu Ministër i Shëndetesisë dhe Mbrojtjes Sociale nga vizita e kryer ne Spitalin Rajonal Memorial Fier u shpreh :
Shumë e kënaqur që takova ekipin e ri mjekësor dhe infermieror të ardhur nga Turqia, që sapo i janë bashkuar super stafit Shqiptaro-Turk në Spitalin Memorial të Fierit, ku po zgjerohen shërbimet me standarde bashkëkohore për qytetarët e rajonit të jugut.
Është hapur rishtazi reparti i ORL, me mjekë Turq dhe Shqiptarë, po bëhen përgatitjet e fundit për shërbimin e pneumologjisë, atë të infektivit dhe së shpejti do të jetë gati kabineti modern i angiografisë, për realizimin e procedurave kardiake me aparatura të teknologjisë së lartë dhe staf super të kualifikuar.