- September 23, 2021
- Comment: 0
- Aktivitete
TIRANË, 10 shtator/ATSH/ Për herë të parë për të gjithë pacientët e jugut, në Spitalin Rajonal Memorial në Fier ofrohet diagnostikimi i sistemit nervor periferik të muskujve.
Vetëm gjatë kësaj periudhe më shumë se 100 EMNG janë kryer nga prof. dr. Omer Karadas, në bashkëpunim të ngushtë me stafin e tij.
Kjo është një procedurë diagnostikuese e cila vlerëson gjendjen shëndetësore të muskujve dhe qelizat nervore që i kontrollojnë ato, të njohura si neurone motorike. Ato transmetojnë sinjale elektrike që i bëjnë muskujt e trupit të njeriut të kontraktohen dhe të relaksohen.
Një EMNG i përkthen këto sinjale në grafikë ose numra duke ndihmuar mjekët të realizojnë diagnostikimin.
Prof. dr. Omer Karadas pranë Spitalit Memorial, thekson se EMNG kryhet kur keni simptomat e ndjesisë së shpimit në lëkurë, mpirje, dobësi muskulare, dhimbje apo ngërçe të muskujve, paralizë ose kontraktim të pavullnetshëm muskulor.
Rezultatet e ekzaminimit dalin brenda 24 orëve.
Memorial është i vetmi spital në rajonin e jugut të vendit që kryen këtë ekzaminim duke përdorur jo vetëm teknologjinë e fjalës së fundit, por mbi të gjitha konsultën me profesorin e njohur të neurologjisë nga Turqia.