Vizioni

Spitali Rajonal Memorial Fier ka si vizion :

  • Të jetë spitali i zgjedhur për pacientët, mjekët dhe punonjësit në rajonin e Jugut.
  • Të jetë Spitali model shërbimit shëndetësor publik i njohur për plotësimin e nevojave të kujdesit shëndetësor të të gjithë rajonit të Jugut përmes shërbimeve të pakrahasueshme të kujdesit ndaj pacientit.
  • Spitali Rajonal Memorial Fier do të jetë vendi më i mirë për të ofruar shërbime cilësore, vendi më i mirë për të praktikuar mjekësinë e standartizuar, vendi me i mire për të punuar.
  • Vizioni i Spitalit Rajonal Memorial Fie është të vendosë standardet në shekullin e ri për shëndetin, trajtimin dhe rehabilitimin.
  • Të drejtojë rajonin e Jugut si një ekip Turko – Shqiptar duke tejkaluar pritjet e pacientëve përmes avancimit të shërbimeve cilësore.
  • Të dallojë veten si një lider në ripërcaktimin e ofrimit të kujdesit shëndetësor dhe të njihet për modelin e autonomisë spitalore me pasionin për njerëzit dhe partnerët e tij në ofrimin e cilësisë, garancisë dhe kujdesit inovativ për pacientët.
  • Spitali Rajonal Memorial Fier do të jetë:
    • Miqësor për përdoruesit si për pacientët ashtu edhe për mjekët;
    • I Orientuar drejt pacientit me një strukturë moderne
    • I Integruar përmes një rrjeti shërbimesh të nivelit terciar
    • Bashkëpunues me ekipin turko – shqiptar dhe spitalet e tjera publike
    • I Njohur për cilësinë e kujdesit të ofruar për pacientin.
    • Progresiv në shërbim për pacientët dhe komunitetin në nivelin terciar si një udhëheqës në kujdesin shëndetësor publik

Vlerat thelbësore

Spitali Rajonal Memorial Fier vlerëson këto vlera thelbësore:

  • Njerëzit: Ne respektojmë çdo person në spitalin tonë.
  • Përfshirja dhe puna në ekip përcaktojnë të ardhmen tonë.
  • Përsosmëria e shërbimit: Ne jemi të përkushtuar ndaj standardeve të përsosmërisë së cilësisë së shërbimeve spitalore duke tejkaluar pritjet e atyre që u shërbejmë.
  • Përgjegjësia: Ne pranojmë përgjegjësi personale për punën që bëjmë.
  • Cilësia: Ne përpiqemi të sigurojmë kujdesin më të lartë dhe më të sigurt për pacientin.
  • Komunikimi: Ne promovojmë komunikim të hapur që nxit partneritetin dhe na përmirëson në punën tonë.
  • Inovacioni: Ne jemi të përkushtuar për një mjedis mbështetës që inkurajon ide të reja.

 

Objektivat Strategjikë

  • Cilësia – Sigurojmë përsosmëri të kujdesit shëndetësor përmes kujdesit me në qendër pacientin
  • Njerëzit – Ofruesi rajonal i kujdesit shëndetësor dhe punëdhënësi më i përzgjedhur
  • Autonomia – Përmirësimi financiar dhe operacional spitalor përmes autonomisë në burime njerëzore, financiare, prokurimeve dhe menaxhimit.
  • Zgjerimi i Shërbimeve – zgjerimi i shërbimeve përmes avancimit të teknologjisë dhe kërkimit mjekësor.