- April 15, 2024
- Comment: 0
- Aktivitete
Ushtrimi i praktikës së dyfishtë është një pikënisje që po ndikon në formësimin e politikave të reja shëndetësore për qytetarët dhe financiare për mjekët specialistë të shërbimit ambulator në sistemin publik.
Në Spitalin Rajonal Memorial Fier, implementimi prej një muaj i praktikës së dyfishtë, për pacientët jashtë sistemit të referimit, ka ndikuar pozitivisht në fuqizimin e marrëdhënies së re mjek-pacient dhe pacient-mjek.
125 qytetarë kanë kryer konsulta të specializuara nga mjekët specialist të spitalit, të cilët po e ushtrojnë këtë praktikë jashtë orarit zyrtar të punës. Përshtypjet e qytetarëve, përvojat e tyre nga ky model i ri shërbimi, tregon rritjen e kënaqësisë së tyre.
Çdo qytetar, jashtë sistemit të referimit, duke shfrytëzuar teknologjinë, mund të planifikojë dhe të përzgjedhë datën, orën e një konsulte të specializuar me mjekun specialist që dëshiron, duke garantuar uljen e kohës së pritjes dhe një shërbim në kohë, në orare të favorshme për ta.
Rritja e besimit tuaj ndaj shërbimeve shëndetësore, prioriteti ynë.