- May 20, 2026
- Comment: 0
- Aktivitete
Me kënaqësi të veçantë mikpritëm në Spitalin Memorial, Ambasadorin e Turqisë në Shqipëri, z. Barış Ceyhun Erciyes. Gjatë vizitës, patëm mundësinë të prezantojmë nga afër punën dhe përkushtimin e ekipeve tona mjekësore, si edhe zgjerimin e vazhdueshëm të shërbimeve cilësore në spital, gjithmonë në funksion të kujdesit më të mirë për pacientët tanë.
Ky bashkëpunim dhe mbështetje e vazhdueshme përfaqëson një urë të rëndësishme miqësie dhe partneriteti mes dy vendeve tona, duke kontribuar në forcimin e sistemit shëndetësor dhe zhvillimin e mëtejshëm të Spitalit Memorial.
Faleminderit për vizitën, mbështetjen dhe vlerësimin Tuaj!









