Numri Emergjencës
+35534229900
Rreth Spitalit Rajonal Memorial Fier
Spitali Rajonal Memorial i Fierit, u ndërtua në një kohë record brenda 68 ditëve si një investim i Republikës së Turqisë, dhe ofron shërbime të nivelit terciar, për të gjithë Rajonin e Jugut; Fier, Vlorë dhe Gjirokastër. Kjo qendër ekselence e krijuar për herë të parë në nivel rajonal, do të ofrojë shërbime të specializura për qytetarët dhe do të reduktojë ndjeshëm nevojën e pacientëve për të udhëtuar jashtë vendit për trajtime dhe ndërhyrje specifike. Spitali i ri i Fierit është një strukturë moderne pjesë e shërbimit spitalor publik, si dhe një pol i shërbimit të integruar shëndetësor dhe një qendër e transferimit të dijeve kërkimore dhe ndërhyrjeve me teknologji të avancuar. Spitali ështe i pajisur me 6 salla operacioni ku do të kryhen ndërhyrje komplekse kirurgjikale me metoda mini-invazive, neurokirurgjikale, kirurgji torakale, kirurgji vaskulare, endoskopi intervencionuese, ndërhyrje me bronkoskop, ndërhyrje ortopedike nërpërmjet C-ARM dhe trajtimin e politraumave.
Objektivat Strategjikë
- Cilësia – Sigurojmë përsosmëri të kujdesit shëndetësor përmes kujdesit me në qendër pacientin
- Njerëzit – Ofruesi rajonal i kujdesit shëndetësor dhe punëdhënësi më i përzgjedhur
- Autonomia – Përmirësimi financiar dhe operacional spitalor përmes autonomisë në burime njerëzore, financiare, prokurimeve dhe menaxhimit.
- Zgjerimi i Shërbimeve – zgjerimi i shërbimeve përmes avancimit të teknologjisë dhe kërkimit mjekësor.