Të gjithë sektorët
- Anestezi - Reanimacion
- Endokrinologjia
- Hemodinamika
- Imazheria e Avancuar
- Kardiologjia
- Kirurgjia e Pergjithshme
- Kirurgjia Torakale
- Kirurgjia Vaskulare
- Laboratori
- Mjekësi Interne
- Neurokirurgjia
- Neurologjia
- Okulistika
- Ortopedia - Traumatologjia
- Pneumologjia
- Radiologjia
- Sëmundje Infektive
- Urgjenca Kirurgjikale
- Urologjia
Kardiologjia
Shërbimi i Kardiologjisë është degë e mjekësisë që merret me diagnostikimin dhe trajtimin e gjithë spektrit të sëmundjeve kardiovaskulare. Stafi i mjekëve kardiologë bashkëpunojnë ngushtë me mjekë të specialiteteve të tjera si mjekë internistë, radiologë, kardiokirurgë për një diagnostikim dhe trajtim efektiv të pacientëve.
Patologjitë që do të diagnostikohen dhe trajtohen nga mjekët kardiologë:
- Hipertensioni arterial
- Sëmundja iskemike e zemrës (angina pectoris e qëndrueshme dhe sindromi koronar akut)
- Insuficienca kardiake akute dhe kronike
- Problemet e ritmit dhe përçimit
- Patologjitë valvulare (stenoza mitrale, stenoza aortale, stenoza trikuspidale, insuficienca mitrale, insuficienca aortale, insuficienca trikuspidale, endokarditi)
- Patologjitë e perikardit (efuzioni perikardial, tamponada kardiake)
- Kardiomiopatitë (hipertrofike, e dilatuar, restriktive)
- Miokarditi akut
- Tumoret kardiake
Mjetet diagnostike që do të përdoren nga mjekët kardiologë:
- Elektrokardiograma
- Ekografia kardiake transtorakale
- Holteri i ritmit
- Holteri i presionit arterial
- Prova ushtrimore
- Angioskaneri koronar
- Koronarografia